.01
Rreth Nesh

Integris shpk një kompani e krijuar në vitin 2008 ofron projektim, ndërtim si dhe zhvillim të projekteve në fushën e ndërtimit. Ajo u krijua nga një inxhinier i sapo kthyer nga Firenze ku kreu studimet në Inxhinieri Civile (konstruktor) si dhe ku zhvilloi vitet e para të karrierës së tij. I ndikuar nga eksperienca Italiane, kujdesin ndaj cilësisë dhe detajeve themeluesi i saj e ka vënë në qendër të çdo projekti. Integris tashmë ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në Itali me disa projekte në ndërtim dhe projektim.